Lionel Messi ka uruar klubin e Barcelonës në 125 vjetorin e themelimit.
Sulmuesi argjentinas edhe pse tashmë pjesë e Inter Miamit, nuk e ka harruar klubin me të cilin fitoi gjithçka, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se ndihet katalan dhe se i mungon Barcelona.
Madje Messi ka deklaruar se një ditë do të rikthehet në qytetin e Barcelonës, për të jetuar së bashku me familjen e tij.
“Ndihem katalan dhe më mungon shumë Barcelona. Askush nuk e di se çfarë na pret e ardhmja, por qëllimi ynë është të kthehemi për të jetuar atje sepse është shtëpia jonë.”, ka deklaruar Messi.