Nga sot, minatorët e minierës me Flotacion janë futur në grevë.
Kështu ka bërë të ditur Sindikata e Pavarur e minatorëve të Trepçës, përcjell teve1.info
Sipas njoftimit, kërkesat e tyre janë që pagat të realizohen nga data 06 deri më 10, të shkarkohet kryeshefi dhe të kenë sigurim shëndetësor.
“Ju njoftojmë se sot me datë: 24.10.2023 Minatorët e Minierës me Flotacion janë futur në grevë brenda në minierë (në galeri) dhe kërkesat e minatorve janë: Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06-10, Shkarkimi i menagjmentit (kryeshefit), Sigurimi shëndetsor dhe kushtet e punës|, thuhet në njoftim.