spot_img

Ministri Çeku: FFK është në rregull, licencimi varet nga klubet

spot_img

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve, Hajrulla Çeku sot ka qëndruar në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës në kryeqytet, shkruan Albanian News.

Çeku aty përveç drejtuesve të FFK-së, ka zhvilluar takime edhe me drejtuesit e klubeve.

Numri një i Ministrisë së Sporteve ka deklaruar para klubeve se FFK është në rregull me dokumentacionin për licencim si për statut ashtu edhe për çështjen e sekretarit, Taulant Hodaj.

Tanimë gjithçka varet nga plotësimi i dokumentacionit nga klubet për të marrë dritën e gjelbër për licencimin e FFK-së.

Sipas gazetarit Lorik Gashi, Ballkani, Llapi dhe Prishtina janë klubet e vetme që deri më tani i plotësojnë kushtet për licencim.

NGJARJE TË TJERA

spot_img