spot_img

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj vizitoi komunën e Fushë-Kosovës

spot_img

Kryetari i Komunës z.Burim Berisha ka pritur sot në takim Ministrin e Shëndetësisë, z.Armend Zemaj, të cilin e njoftoj lidhur me situatën e krijuar me pandeminë Covid-19 në komunën e Fushë-Kosovës.

Gjatë kësaj vizite kryetari Berisha dhe ministri Zemaj kanë biseduar për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në këtë komunë, me ç’rast ministri ka falënderuar autoritetet lokale dhe profesionistët shëndetësor të kësaj komune për përkushtimin e treguar gjatë gjithë kësaj kohe.

Ministri Zemaj e njoftoi poashtu kreun e Komunës së Fushë-Kosovës për masat e ndërmarra nga Ministria lidhur me Covid-19 si në rrafshin e rritjes së kapaciteteve për trajtimin e të prekurve, ashtu edhe në rrafshin e zgjerimit të testimeve.

Ndërsa, kryetari Berisha informoi ministrin Zemaj se përveç angazhimeve të shumta lidhur me menaxhimin e kësaj situate, në kuadër të QKMF është krijuar një hapësire e veçantë për trajtimin e rasteve me Covid-19 në Komunën e Fushë-Kosovës si dhe është ndarë një autoambulancë për bartjen e këtyre pacientëve.
Ministri Zemaj, ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë do të jetë afër komunave duke siguruar mbështetje për Kujdesin Parësor Shëndetësor, duke e ditur rëndësinë e këtij niveli që është porta e parë e luftimit të sëmundjeve.

Kryetari i komunës, z.Burim Berisha së bashku me ministrin Zemaj, kanë vizituar QKMF-në “Fatmir Krasniqi”, ku nga drejtori i kësaj qendre z.Osman Maxhera janë njoftuar me gjendjen e pacientëve të cilët marrin shërbime shëndetësore, për numrin e vizitave dhe në përgjithësi për trajtimet që ofron QKMF në Fushë-Kosovë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img