spot_img

Ministri Zemaj i reagon ashpër deputetes Mimoza Kusarit

spot_img

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se emërimi i Armend Zemajt në pozitën e ministrit të Shëndetësisë, është qasje joserioze dhe ofendim për qytetarët e Kosovës.

E menjëherë ka reaguar vet ministri Zemaj, i cili në Facebook ka shkruar se kjo deklaratë e Kusarit është një motiv shtesë për të që të punojë më shumë, transmeton “Bota sot”.

Kjo për shkak se siç thotë Zemaj, ajo është e akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për krim të organizuar për shitjen dhe privatizimin kriminal të katër hidrocentraleve.

Postimi i plotë:

E akuzuara nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, znj. Mimoza Kusari (aktakuzë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special) për krim të organizuar për shitjen dhe privatizimin kriminal të katër hidrocentraleve, pasuri e qytetarëve të Kosovës, e paska quajtur ofendim për qytetarët e vendit, zgjedhjen e një juristi në krye të MSh-së.

Tani çka quajmë ofendim: të qenurit jurist i njohur apo të lavdërohesh nga kaskaderët politik dhe të akuzuarit për krim, zhvatje e korrupsion?

Qytetarë të vendit tim, edhe një motiv shtesë për mua që të punojmë me shumë në avancimin e sistemit shëndetësor të Kosovës.

NGJARJE TË TJERA

spot_img