spot_img

Ministria e Punëve të Brendshme të RMV njofton për një vizitë të Kryeministrit Kurti në Shkup

spot_img

Kryeministri Albin Kurti do të vizitojë Shkupin dje dhe sot, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Kjo Ministri njoftoi për vizitën e kryeministrit Kurti krahas njoftimit për masat që do të ndërmerren në trafik për shkuarjen e tij.

“Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se sot dhe nesër (09. dhe 10.02.2024) me rastin e vizitës së paralajmëruar të kryetarit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në rajonin më të gjerë të qendrës së qytetit të Shkupit. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë”, thuhet në faqen zyrtare të kësaj Ministrie, i cili është publikuar dje.

Sidoqoftë, nga Zyra e Kryeministrit ende nuk është bërë e ditur arsyeja dhe agjenda e vizitës së tij në shtetin fqinj.

Ndërkohë, në mediat në Serbi është publikuar një agjendë ku Kurti merr pjesë në një panel të organizuar nga Friedrich-Ebert-Stiftung në Shkup ku pjesëmarrës do të jenë ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë, Dragana Rakiq, lideri i Partisë për Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjilas, pastaj i pari i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, Ivan Vujoviq, nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Ivan Vukoviq e të tjerë.

Derisa mbrëmë vetë FES ka publikuar disa fotografi ku shihet Kovaçevski e pjesëmarrës të tjerë, por jo Kurti.

NGJARJE TË TJERA

spot_img