Kombëtarja e Shqipërisë poashtu do të rikthehet sonte në fushën e gjelbër.
Kuqezinjtë do ta zhvillojnë një miqësore “luksi” në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Djelmoshat e Edi Rejës ndeshen me kampionin në fuqi të Evropës, Itali.
Italia që s’është kualifikuar për në Kupën e Botës, sonte ndeshet me Shqipërinë nga ora 20:45. Kjo do të jetë hera e katërt që dy kombëtaret ndeshen mes vete.
Italianët vitet e fundit janë paraqitur kontravers me kombëtaren, derisa u shpallën më të mirët në kontinent, sërish dëshpëruan duke e parë botërorin nga shtëpia.