spot_img

Miratohet deklarata në nderim dhe përkujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës

spot_img

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme ka miratuar me 84 vota për, deklaratën për të nderuar dhe përkujtuar viktimat e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995.

Nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani, nga po komuniteti multietnik ka thënë se Kuvendi i Kosovës vlerëson lartë miratimin e rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së për Ditën Ndërkombëtare të reflektimit dhe të përkujtimit të gjenocidit për vitin 1995 si dhe qëndrimet dhe argumentimet e shprehura përmes saj.

“Në mbështetjen e Rezolutës së OKB-së, për Ditën ndërkombëtare të reflektimit të përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, në Srebrenicë. Në respekt të Kartës së OKB-së, deklaratës universale të të drejtave të njeriut dhe Konventës për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit, fuqizimit të partneritetit me institucionet e organizatës së OKB-së dhe bashkëpunimit dhe partneritetit me mekanizmat e vendeve anëtare të OKB-së.

Duke përsëritur angazhimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e unitetit të diversitetit në Bosnje dhe Hercegovinë, duke riafirmuar kundërshtimin e Republikës së Kosovës ndaj mos ndëshkimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës ose shkeljeve të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut si dhe për të kërkuar paqen e qëndrueshme, drejtësinë, të vërtetën dhe pajtimin”, ka thënë Shabani.

Ai tha se përmes kësaj deklarate Kosova mbështetet fuqishëm vlerësimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se përgjegjësia penale sipas ligjit për krimin e gjenocidit është i individualizuar dhe nuk mund t’i atribuohet asnjë grupi etnik apo tjerët, ose ndonjë grupi në tërësi.

“Vlerëson caktimin e datës 11 korrik si Ditën Ndërkombëtare të reflektimit dhe përkujtimit të gjenocidit të vitit 1995, në Srebrenicë që do të mbahet çdo vit, si dhe në nderim të viktimave të masakrës së Srebrenicës. Solidarizohet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave, si dhe kujtimi i Srebrenicës të shërbejë si një kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë kolektive për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen. Respekton Ditën Ndërkombëtare të reflektimit dhe të përkujtimit të gjenocidit të 1995 në Srebrenicë, 11 korrikun. Dhe në respekt të kësaj dite, Republika e Kosovës do të organizojë ngjarje të veçanta dhe aktivitete në kujtim dhe nderim të viktimave të gjenocidit të vitit 1995, në Srebrenicë si dhe aktivitete përshtatshme të edukimit dhe ndërgjegjësimi publik”, ka thënë Shabani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img