Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo është në pritje për të mësuar se cila do të jetë e ardhmja e tij futbollistike. Por Zaniolon nuk e pengon ky takt për të shijuar pushimet para se të rikthehet në stërvitje për kampionatin e ri.
E përjavshmja “Chi” ka publikuar disa foto ku shihet lojtari i Romës në varkë, në shoqërinë e disa miqve, pranë lojtarit shihet edhe Kejdis Bardhi e cila me profesion është stiliste flokësh.
Në fotot e publikuara nga revista e drejtuar nga Alfonso Signorini, ka një ndjenjë të veçantë mes Zaniolo-s dhe shqiptares.
A do të jetë ky fillimi i një lidhje të bukur?
Asnjë puthje dhe asnjë gjest që mund t’ju bëjnë të mendoni për fillimin e një lidhjeje. Megjithatë, Chi tregon se përveç Kejdisit, lojtari i Romës nuk po takohet me asnjë vajzë tjetër.