Kombëtarja e Kosovës në futboll do të grumbullohet sot në Prishtinë për dy ndeshjet e muajit shtator, ndaj Moldavisë dhe Greqisë, më 3 dhe 6 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për ndeshjen me Moldavinë, UEFA tashmë i ka deleguar gjyqtarët.
Ky takim u është besuar gjyqtarëve nga Norvegjia. Kai Erik Steen do të jetë kryesore me ndihmësit Jan Erik Engan, Tom Harald Grønevik dhe Kristof Hagenes.
Kjo është ndeshja e parë e Kosovës që nga muaji janar kur u takua me Suedinë, ndeshje e karakterit miqësore e zhvilluar gjatë muajit janar në Katar. /Lajmi.net/