spot_img

Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje për shpërthimin nga fishekzjarret në Prizren

spot_img

Në Prizren sonte ka ndodhur një shpërthim si pasojë e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Kjo ka bërë që të përfshihen nga flakët disa lokale dhe banesa që kanë qenë përreth.

“Rreth orës 21:33 policia ka pranuar një informatë se në rrugën ‘Ahmet Prishtina” kishte ndodhur një shpërthim zjarri nga ndezjet në një pikëshitje të këtyre mjeteve piroteknike”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

“Si pasojë e kësaj ka shpërthyer zjarri. I njëjti është përhapur në të gjitha lokalet ku kanë qenë shitësit ambulantë duke e bërë shitjen e tyre”.

“Kjo punë ka shkuar në mënyrë të pakontrolluar. Si pasojë e kësaj një person është lënduar. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Gashi tha që situata tashmë është nën kontroll dhe që njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes./Klan Kosova/

NGJARJE TË TJERA

spot_img