spot_img

Mostrat biologjike të sulmuesve të Banjskës dërgohen për ekzaminim në Finlandë

spot_img

Mostrat biologjike, të cilat terroristët e Banjskës lanë në gjësendet që u gjetën në vendin e ngjarjes, janë dërguar për ekzaminim në Finlandë, meqë në Kosovë laboratori është jashtë funksionit. Por, kritikat e njohësve të drejtësisë shkojnë në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe kryeministrit Kurti, që nuk po funksionalizohen laboratorët, por vazhdimisht po kritikon Prokurorinë.

Në Finlandë janë dërguar mostrat biologjike të gjetura në vendin ku qëndruan sulmuesit që ishin pjesë e grupit terrorist që organizuan sulmin në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit.

Ministria e Drejtësisë, në një përgjigje për Dukagjinin, ka konfirmuar këtë, duke thënë se presin rezultate në afat optimal, meqë në Kosovë laboratori i toksikologjisë është jashtë funksionit.

“Laboratori i toksikologjisë është jashtë funksioni për shkak të kushteve fizike të krijuara pas incidentit me zjarrin në fund të vitit 2023. Funksionalizimi i laboratorit është i ndërlidhur me renovimin e objektit të IML-së dhe sapo të fillojë renovimi pjesa e laboratorit do të ketë prioritet gjatë intervenimit. Mostrat biologjike të rastit Banjska janë dërguar jashtë vendit (Finlandë) në koordinim me MD-në dhe PSRK-në dhe jemi në pritje të rezultateve brenda një afati optimal”, thuhet në përgjigjen e MD-së.

Dërgimi i mostrave atje shkaku se nuk mund të bëhet në Kosovë po mban peng edhe ngritjen e aktakuzës. Pavarësisht që kjo ministri ka ndërmjetësuar për dërgimin e këtyre mostrave jashtë shtetit, ministrja Haxhiu siç duket nuk ka informuar shefin e saj për këtë. Meqë kryeministri Albin Kurti vazhdimisht ka drejtuar kritika ndaj Prokurorisë Speciale, për mos ngritje të aktakuzës për këtë rast.

“Sot po hymë në javën e 30-të prej kur kryekrimineli Milan Radoiçiq, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar, ende nuk ka aktakuzë nga Prokuroria e Shtetit për sulmin terrorist në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku…”, kishte deklaruar Kurti.

Ndërkohë, se çka përfshijnë mostrat biologjike tregon avokati Yll Zekaj.

“Mund të jenë mostra të ndryshme, varësisht që janë gjetur në vendin e ngjarjes e të cilat kanë sekrete të ndryshme, që duhet të bëhen ekzaminime biologjike”, ka deklaruar Zekaj.

Ai shton se ekzekutivi duhet të ndalojë së kritikuara në vazhdimësi institucionet e drejtësisë, por të bëjë punën që i takon.

“Më shumë duhet të kritikohet qeveria për shkak të mungesës së resurseve, për të vlerësuar provat në vend sesa, ti japin presion prokurorisë që të ngrit aktakuzë të hershme në këtë rast, kemi me dhjetëra raste që duhet sikurse edhe për këtë rast që duhet provat të dërgohen, në laboratorë të vendeve të ndryshme për shkak se në vendin tonë nuk kemi resurse të mjaftueshme, nuk kemi laboratorë të mjaftueshëm”, ka vijuar Zekaj.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani konfirmon se prokuroria nuk mund të ngrit aktakuzë pa pasur ekspertizat e duhura dhe se nuk duhet të shpejtohet, meqë rasti është shumë i rëndë.

“Nuk është në kompetencën e qeverisë me vlerësu fuqinë e provës se çfarë prova janë siguruar, atë e vlerëson prokuroria, ngase është institucioni vetëm që bënë ndjekjen penale dhe analizën e provave nëse e ka siguruar ose jo, këtë po e them sepse shpesh po dëgjoj nëpër intervista të ndryshme se Policia ka ofrua prova mjaftueshme dhe ajo nuk po vepron, ajo është absurde të thuash ashtu”, ka deklaruar Hasani.

Në lidhje me kritikat e vazhdueshme, por edhe për hetimet në rastin e Banjskës, nga Prokuroria Speciale kanë thënë se nuk dëshirojnë të flasin e as të komentojnë. Më 24 shtator të vitit të kaluar, nga grupi që po udhëhiqej nga Milan Radoiçiq, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

NGJARJE TË TJERA

spot_img