Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë moti kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.
Në njoftimin e IHK-së, është bërë e ditur se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.