spot_img

Mustafa: Askush në Kosovë s’mund t’i fitojë 60%, një qeverisje me Vetëvendosjen s’është e pamundur

spot_img

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të ditur se cilat ishin arsyet që e çoi atë në prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje në kohë pandemie, kur të gjithë njerëzit po mundoheshin të qëndronin brenda, pa takime apo diçka të ngjashme.

Në intervistë me Çim Pekën, Mustafa tregoi dy arsyet që e quan deri në prishje të këtij koalicionit.

“Kanë qenë dy arsye themelore që neve na kanë shtyrë të marrin një vendim të tillë, së pari patëm një periudhë të gjatë kohore që biseduam me Kurtin lidhur me relacionet që kemi pasur atëherë me Amerikën, ka pas kërcënime nga SHBA-të se do të marrin masa të njëanshme karshi Kosovës nëse ne nuk heqim taksën.Kishte paralajmërime se mund të tërhiqen edhe trupat amerikane nëse ne nuk shfaqim paqe në Ballkan, pra pas tërheqjes së taksës 100%.Askush nga Shtëpia e Bardhë s’ka dalur të kundërshtojë atë që një senator po e thotë, pra që s’është politikë e departamenti të shtetit.Nuk e ka thënë në mënyrë eksplicite Grenell, por gjithmonë ka përcjellur opinionet e zyrtarëve të lartë, ne pastaj këtë ia kemi dërguar edhe Parlamentit Evropian, për shkak të studimeve që më pas janë bërë karshi lajmeve të rreme, pasi kjo s’ka qenë nga LDK, por ishte diçka nga zyrtarët e lartë të Amerikës, që s’kemi mundur ti mohojmë apo pohojmë por i kemi marrë si të tilla.Mendoj se janë të dyja, e kam paralajmëruar z.Kurtin se në qoftë se ne nuk ndërmarrim diçka që të sanojmë apo mbajmë në rregull raportet me SHBA-të, atëherë ne do të tërhiqemi pasi që ta kalojë pandemia pra nga koalicioni, këtë e kam paralajmëruar para largimit të z.Veliut, pasi rrezikoheshim që të hyjmë në një qorrsokak me SHBA-të. Vetëm pra i kam kthyer sms-in, s’i kam kërkuar takim sepse i kam sqaruar se nuk ishte veprim i duhur në bazë të marrëveshjes të cilën ne patëm lidhur.Pra një javë apo 10 ditë pasi e kam paralajmëruar Kurtin, ai në mënyrë të njëanshme ka shkarkuar Veliun nga pozita e ministrit dhe më ka lajmëruar në orët e vona se e ka shkarkuar dhe mbetet tek ju vetëm të jepni zëvendësimit dhe unë i kam thënë se s’është kjo marrëveshje e koalicionit.Prej atij rasti s’ka pas mundësi bashkëpunimi më”, tha Mustafa.
Mustafa tha se s’ka asnjë fakt tjetër që mund ta prezantoj para opinionit ose ta thotë si shtesë për atë çfarë ka ndodhur.

“Do të dëshiroja që ajo qeverisje të vazhdojë, në mes LDK dhe VV-së, por e kam parë se është shumë e vështirë pasi jemi larg besimit reciprok dhe mirëkuptimit për të qeverisur bashkë. Mos ta përgjegjësojë përgjigjen sepse është vështirë një përgjigje e saktë, për arsye se edhe tek anëtarësia jonë ka mendime të ndryshme, disa parapëlqejnë të bashkë-qeverisim me AAK-në, disa me PDK-në e disa me Vetëvendosjen. Ka në LDK që ende mendojnë se një qeverisje me VV-në është e mundshme, pra nuk e shoh të pamundur që të ndodhë, por s’mund të ndodhë nëse s’kemi besim reciprok në momentin kur qeverisim bashkë. Po, një qeverisje me VV-në nuk është e pamundur”, tha Mustafa.

Por i pyetur nëse do të pranonin një qeverisje në krye me Albin Kurtin, Mustafa tha se do të dëshironin të kishin k’ta qeverisjen, por që janë të hapur për të diskutuar pasi si LDK patën gabuar kur kanë thënë për vija të kuqe ndërmjet partive.

“Askush në Kosovë s’mund të fitojë 60% dhe kjo na shtyn domosdoshmërish që të kemi vullnet për bashkëpunim dhe s’mund të zgjedhim shumë se kush mund të jetë ajo. Pra pika kyç është që programi të mos dështojë, pasi edhe me VV-në patëm në fillim disa mosmarrëveshje për program”.

NGJARJE TË TJERA

spot_img