Ish-kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka reaguar për propozimin e dakorduar dje nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.
Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thë se marrëveshja bazë që është pranuar dje nga Kurti, në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.
Mustafa madje kërkoi nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të tregojë se a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?
“Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?
Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”.