Përkundër se nuk pati nënshkrime pas takimit maratonik, Bashkimi Evropian e ka vlerësuar të suksesshëm takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Si rendon edhe kësaj radhe nuk kanë munguar interpretimet e ndryshme të palëve rreth asaj se çfarë marrëveshje është arritur dhe si është trajtuar çështja e asociacionit.
Më së shumti reagime ka nxitur kërkesa ku thuhet se Kosova duhet të nis menjëherë punën për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për serbët në Kosovën
Por, çka nënkupton fjala vetëmenaxhim për ish kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.
Ai ka thënë se vetëmenaxhimi i serbeve është Asociacion/Bashkësi plus. Në fakt, sipas tij, është autonomi për serbët.
“Vetmenaxhimi i serbeve është Asociacion/Bashkësi plus. Në fakt është autonomi pre serbët. Kurti premtoi se Zajednica nuk kalon por arriti që Asociacioni që cilësohej me vështrim të plotë në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe zhvillim rural dhe urban të komunave me shumicë serbe të shndërrohet nga vështrimi i plotë në vetëqeverisje të plotë të serbeve, si e drejtë kolektive. Ky do të jetë realiteti”, ka thënë Mustafa për IndeksOnline.