spot_img

Naim Murselit dhe dy të tjerëve për vrasjen e Liridona Ademajt iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë iu ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre dyshuarve për vrasjen e Liridona Ademajt.

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla gjenden në paraburgimin që nga muaji nëntor i vitit 2023.

Medina Gashi nga Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmoi për Telegrafin, se masa e paraburgimit do të zgjatë deri më 25 tetor.

“Ju informoj se të pandehurve N.M, G.P dhe K.K iu është vazhduar masa e paraburgimit për dy muaj me Aktvendimin e datës 23.08.2024, e cila masë do t’iu llogaritet nga data 26.08.2024 deri me datë 25.10.2024, nën kushtet ligjore të parapara në KPPK”, tha ajo.

Ndryshe, në nëntor të vitit 2023, vendi u trondit nga një vrasje e rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku viktima ishte një grua e cila më pas u identifikua që ishte Liridona Murseli-Ademaj.

30 vjeçarja u vra derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, i cili më pas rezultoi se ai ishte i përfshirë në vrasjen e saj, duke ngritur kurth për të dhe duke paguar njerëz për ta vrarë Liridona Ademaj, gruan e tij.

Nëntë muaj pas vrasjes, Prokuroria Themelore ende nuk ka ngritur aktakuzë për Naim Murselin, dhe dy të dyshuarit tjerë, të cilët janë duke u mbajtur në paraburgim që nga koha kur ka ndodhur vrasja.

Tre të dyshuarit po mbahen në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Liridona Ademaj pas vetës ka lënë dy djem, vrasja e saj kishte nxitur reagime të ashpra në shoqëri.

Naim Murseli, ndryshe ishte figurë e njohur në Kosovë, ai për një kohë kishte punuar si këshilltar politik i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

NGJARJE TË TJERA

spot_img