spot_img

NATO del me deklaratë pas arritjes së rreth 500 ushtareve turq në Kosovë

spot_img

Siç njofton NATO, këto përforcime erdhën si pasojë e situatës së krijuar në veri të Kosovës, ku rreth 30 pjesëtarë të KFOR-it mbeten të plagosur.

“Një batalion komando i Komandës së Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë me rreth 500 pjesëtarë do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s. Batalioni turk do të vendoset fillimisht në Kazermën Sulltan Murat, dhe do të vendoset në Kosovë për aq kohë sa është e nevojshme. Një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë gjithashtu në gatishmëri më të lartë për t’u vendosur nëse është e nevojshme”, thuhet në njoftimin e NATO-s.

Dhuna e ka nxitur NATO-n që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë, përveç 4.000 trupave që veçse janë në këtë shtet./Indeksonline/

NGJARJE TË TJERA

spot_img