spot_img

Ndalohet nga policia serbe, këshilltarja e Kryeministrit Kurti, Sinani

spot_img

Këshilltarja politike për Luginën e Preshevës në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës,Albin Kurti, Ardita Sinani ka njoftuar nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” se të hënën është ndaluar për mbi një orë nga policia kufitare serbe, në vendkalimin kufitar në Muçibabë – 20 kilometra nga Gjilani dhe 15 kilometra nga Presheva.

Ajo ka thënë se nuk ka pranuar asnjë sqarim shtesë lidhur me masën e ndalimit, veç arsyetimit të policëve kufitarë se “kemi urdhër për ndalimin tuaj dhe nuk mund të të lejojmë ta kalosh kufirin pa marrë pëlqim nga baza”, por ka aluduar se ndalimi i saj mund të jetë bërë për qëllime politike.

“Kjo mbase mund të jetë kostoja e të qënurit Këshilltare Politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, por sigurisht nuk do të jetë mjeti me të cilin do të heshtet zëri për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar Sinani në llogarinë e saj, të hënën.

Sinani ndër të tjera ka shtuar se ndalimi nga policia kufitare ndonëse është “metodë e vjetër politike” e shtypjes së shqiptarëve nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ky rast do të jetë vetëm shtytje për të ngriur edhe më lartë zërin për diskriminimin e shqiptarëve.

NGJARJE TË TJERA

spot_img