spot_img

Ndërron jetë aktori kosovar Shkëlzen Rraci i njohur në serialin ‘Cimerat’

spot_img

Mësohet se ka ndërruar jetë aktori Shkëlzen Rraci.

Lajmi për vdekjen e aktorit Shkelzen Rraci u bë i ditur nga miku i ngushtë i tij Xhelal Haliti.

Ndërsa Xhelal Haliti bëri një publikim në llogarinë e Facebook-ut duke kujtuar kohët e kaluara së bashku me të.

“Qenka e veshtirë ti them lamtumirë mikut tim të shtrenjtë Shkelzen Rraci, shokut e kolegut tim të dashur që nga studimet, e pastaj edhe projektet e shumta të përbashkëta. Kemi kaluar kohën më të mirë së bashku, shumicën e kohës duke qeshur me batutat që i kishte të përkryera. Kemi udhëtuar bashkë gjithandej brenda dhe dhe jashtë vendit. Vërtetë e vështirë, kishim ende punë e plane për bërë. Ikja jote miku im do të le zbrazëti të madhe në shoqërinë tonë. Ke qenë shumë i afërt entuziast. Na mbetet të kujtojmë çdoherë miku im, energjin që kishe do ta kemi motiv e shembull për punë. Shprehim ngushllime familjes Rraci kolegëve e shokëve. Lamtumirë miku im i shtrenjtë Xeni. Të pushoftë shpirti në paqe”, shkroi ai.

Kujtojmë që ai ishte bërë i njohur në serialin ‘Cimerat’ i cili ishte transmetuar në televizionin 21.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img