spot_img

Ndryshe nga VLEN, Menduh Thaçi thotë se koaolicioni me VMRO mund të ndodhë vetëm me një kusht

spot_img

Kreu i PDSH’së Menduh Thaçi duke folur për zgjedhjet e 8 majit ka thënë se VLEN e ka krijuar “famën” se VMRO -DPMNE do t’i fitojë bindshëm zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Sipas Thaçit, numri i mandateve që do të marrë partia opozitare maqedonase do të jetë shumë më i vogël se sa nevojitet për ta krijuar qeverinë në Maqedoninë e Veriut.

“Do të ketë VMRO më shumë vota, por jo me atë famën që është krijuar se ata do t’i fitojnë bindshëm zgjedhjet. Kjo famë krijohet prej atyre që i humbën zgjedhjet prej nesh, e kam fjalën për grupimin politik që e quan vetën opozitë për shkak se atyre, ajo shpresë që unë ua përmendja në rundin e parë u ngeli e vetmja domethënë të arrihet te qeveria me fitoren bindëse të VMRO DPMNE” ka thënë Thaçi në Euroneës Albania.

“Mendoj se VMRO nuk do të arrijë te numri 50 (deputetë nga 71 sa duhen për qeveri) dhe fjalori i tyre do të eskalojë edhe më shumë në raport me shqiptarët, do të mundohen ta shndërrojnë në numra, në rejtingune tyre. Ndërsa te shqiptarët do të jetë pak më ndryshe, këta të cilët e quajnë vetën opozitë do të përdorin tash mundësinë e mobilizim të njerëzve se ata do të jenë pjesë e qeverisjes me opozitën maqedonase, ndërsa ne do të mundohemi t’i bindin njerëzit se sa më shumë që i japin vota fontit tonë aq më pak janë mundësitë që politika nacionaliste dhe antiperëndimore e VMRO-DPMNE të arrijë ta kurorëzohet me sukses qeverisës”, ka thënë ai.

Por çfarë janë shanset për koalicionit mes Frontit Evropian dhe VMRO-DPMNE dhe a ka negociata mes tyre. Thaçi thotë se ka pasur një paranegociim me ta.

“Është pak e komplikuar. Unë kam raporte tradicionale të bashkëqeverisjes dy herë me VMRO -DPMNE. Mirëpo këtë herë negociimi me ta është shumë I vështirë, shumë I rëndë. Ata çojnë mesazhe në publik që nuk korrespondojnë me real-politikën e cila ndodhë. Në një paranegociim me ta, mos ta quaj negocim, ata paraqesin një problem që për mua nuk është parësor. Duan ta mbrojnë fjalorin e tyre gjatë fushatës që BDI që e përfaqëson z. Ahmeti, janë problem për ta dhe kështu të krijojnë sa më shumë simpati tek maqedonasit” thekson Thaçi.

Kreu i PDSH’së thotë se negociatat me VMRO’në do të fillojnë në momentin kur ata e tregojnë ‘orën e saktë kur do të bëhen ndryshime kushtetuese”.

“Unë ua kam ndërruar tezën, ua kam thënë që kjo që po bëni ju është manipulim i tezave. Ne do të fillojmë negociata serioze me ta në momentin që të na e tregojnë ditën dhe datën dhe orën kur mendojnë ta ndërrojnë Kushtetutën, për ta plotësuar kushtin kryesor për integrim në BE. Kështu që ne nuk i ikim mundësisë së negociatave, bisedave dhe koalicionit me ta. Nuk është vonë, ata po mundohen ta paraqesin si çështje të kryer fitoren e tyre” ka theksuar Thaçi.

NGJARJE TË TJERA

spot_img