Një burrë është arrestuar në Ferizaj.
I njëjti dyshohet se e ka dhunuar një 26-vjeçare në një nga motelet të magjistrales Prishtinë-Ferizaj.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa u denoncua në polici nga ana e viktimës.
Lajmin për Klankosova.tv e konfirmoi kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
“I dyshuar është ndaluar me vendim të prokurorit”, tha Jashari.
Rasti ka nisur të hetohet në drejtim të vepres penale “Dhunimi”.