Ministri i Punëve të Brendshme (MPB’së), Agim Veliu, kishte paralajmëruar në seancën e sotme plenare se do të kryhet aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës, për mbylljen e kazinove dhe veprimtarive tjera kriminale.
Policia e Kosovës në mbrëmë ka ndërmarr një aksion në zonën kufitare të fshatit Karaçevë të Kamenicës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Për këtë çështje u diskutua shumë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe në seancën ku raportoi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Veliu ka thënë në Kuvend se në shkurt ka kërkuar nga kryeministri atëhershëm Albin Kurti, që të ndërmarrin aksion për në Karaçevë, por që ishte refuzuar.
Ai u kthehet deputetëve me fjalët se shumë shpejt do ta kryejë këtë aksion dhe se do ta shohin.
“Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndalë askush. Atë punë do ta bëjë dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu.
Më poshtë keni deklaratën e ministrit Veliu.