Roma është treguar kampione e vërtet duke e mposhtur Feyenoordit në finalen e Ligës së Konfrencës, të zhvilluar në Shkup me rezultat 1:0.
Stadiumi ‘Air Albania’ ishte i stërmbushur me shumë tifozë shqiptarë, italian e holandez që e ndjeken nga afër finalen e parë të këtij kompeticioni.
Në atmosferën e bukur të minutave të para romakët morën kontrollin e lojës duke rrezikuar disa herë.
Megjithatë goli i parë në këtë takim u shënua në minutën e 32, kur Manqini e gjeti me një top fantastik italianin Zaniolo i cili shënoi për 1:0.
Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë. Ndërsa në të dytën skuadra holandeze kishte diçka më shumë, por që nuk arriti të shënonte gol.
Dhe kështu sfida përfundoi 1:0 në favor të Romës.
Kur jemi te klubi i cili po drejtohet nga Jose Mourinho, ky ishte titulli i parë për verdhekuqtë në arenën ndërkombëtare.