Organizata me bazë në Bosnje, “Nënat e Srebrenicës”, e ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për fjalimin që mbajtur të hënën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në fjalim, Osmani ka folur për vuajtjet e shqiptarëve në Kosovë dhe njerëzve në Bosnjë, viktimat e dhunës seksuale që ishin ulur prapa saj – për të cilat ajo kërkoi kërkimfalje nga presidenti serb.
“I jemi mirënjohëse presidentes Osmani, fjalimi i saj për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, viktimat shqiptarë të gjenocidit, janë dëgjuar nga e gjithë bota. Fjalime të tilla do të kujtohen për gjenerata. Faleminderit”, ka shkruar kjo organizatë në platformën X.
Në maj pritet që të votohet rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë.
Presidentja Osmani në New York të hënën ftoi zyrtarët që ta vizitojnë Kosovën dhe ta shohin vetë progresin e vendit. Ajo iu drejtua Aleksandër Vuçiqit duke i thënë se po zgjedh të propagandojë e të mohojë të vërtetën në vend se të përballet me të kaluarën.