spot_img

Nga kjo datë mërgimtarët mund të vijnë në Kosovë

spot_img

Diaspora kosovare e kishte të paqartë nëse mund të vinin në Kosovë pa ju dalë probleme, pasi shumica nga ta kanë pasaporta kosovare, për të cilat nuk është e mundur akoma futja në vendet e BE-së.

Mirëpo, po raportohet se nga 1 korriku kjo pengesë do të hiqet, pasi vendet e BE-së pritet t’i hapin kuftijë me vendet e Ballkanit dhe do të krijohet mundësia e kthimit në vendet ku ata punojnë pa asnjë pengesë.

Kjo do të mundësohet pasi Komisioni i BE-së ka rekomanduar heqjen e kufizimeve të udhëtimit për vendet e BE për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore nga 1 korriku “pasi situata e tyre epidemiologjike është e ngjashme ose më e mirë sesa në BE “.

Vendimi është marrë ditën e djeshme dhe parashihet që hapja të bëhet në disa etapa, varësisht nga situata epidemiologjike.

“Komisioni rekomandon që anëtarët e zonës Shengen dhe vendet e lidhura të heqin kontrollet e brendshme të kufijve deri më 15 qershor 2020 dhe të zgjasin kufizimet e përkohshme për udhëtimet në BE që nuk janë të nevojshme deri më 30 qershor, dhe të përgatisin një kornizë për hapjen graduale pas kësaj”, thotë njoftimi i Komisionit.

Ndryshe, kufijtë e BE-së u mbyllën për qytetarët e vendeve jashtë saj që nga shfaqja e krizës me pandeminë, nga nisja e të cilës u bën mbi 3 muaj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img