spot_img

Nga nesër pritet të ndryshojë orari i kufizimit të lëvizjes në këto komuna të Kosovës

spot_img

Nga dita e nesërme pritet të ndryshojë orari i kufizimit të lëvizjes për qytetarët e disa komunave të Kosovës.

Burime të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se sipas orarit të ri, që nga ora 22:30 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ketë ndalim për çfarëdo qarkullimi në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Podujevës, Gjakovës, Ferizajt, Lipjanit, Drenasit, Vushtrrisë, Mitrovicës Jugore, Gjilanit, Fushë Kosovës dhe Shtërpcës.

Po ashtu, Qeveria Hoti pritet të marrë vendim që secili qytetar që viziton vendet e rajonit të cilat llogariten me risk të lartë të infeksionit si: Republika e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të zi dhe Serbisë, obligohet të vetizolohet për 7 ditë në shtëpitë/banesat e tyre.

Masa për vetizolim të qytetarëve që vizitojnë vendet e cekura më lartë pritet të hyjë në fuqi nga data 30 korrik.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj sot paralajmëroi edhe kufizim të lëvizjes, tubimeve dhe takimeve, si dhe lirim të masave në ato vende ku virusi, sipas tij, po mund të kontrollohet.

NGJARJE TË TJERA

spot_img