SHBA jep lajmin e madhe për vaksinën

Kompania bioteknike amerikane, Moderna, tha se ka nisur fazën e tretë të testimit të një vaksine kundër koronavirusit, pas dy testimeve të tjera të suksesshme.

Në fazën e tretë, rreth 30,000 vullnetarë, që gëzojnë shëndet të tmirë, do të marrin dy doza të vaksinës, në çdo 28 ditë, për të parë nëse ajo ofron mbrojtje kundër koronavirusit.

Vaksina quhet mRNA-1273 dhe përmban një pjesë të vogël të kodit gjenetik nga koronavirusi.

Ajo nuk do ta shkaktojë sëmundjen, por pritet ta trajnojë sistemin imunitar që ta identifikojë dhe luftojë infektimin me koronavirus.

Kompania paralajmëroi se do të duhen disa muaj kohë për të parë nëse vaksina funksionon.

Vaksina e Moderna-s nuk është e para që hyn në fazën e tretë, që është faza e fundit përpara se të mund të paraqitet pranë një autoriteti rregullator për vlerësim dhe miratim të mundshëm.

Faza e tretë e vaksinës që ka bërë Universiteti i Oksfordit është në zhvillim e sipër.

Në të gjithë botën janë mbi 120 vaksina kundër koronavirusit që janë në faza të ndryshme të zhvillimit.

Koronavirusi, që shkakton sëmundjen COVID-19, ka prekur mbi 16.2 milionë njerëz në botë.

Prej tyre, mbi 649,000 kanë vdekur dhe mbi 9.4 milionë janë shëruar./rel

- Reklamë nga Gjirafa -

Artikuj të ngjashëm

Vajza e Schumacherit vjen me një mesazh të fuqishëm

Vajza e Michael Schumacherit, Gina, së fundmi ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, transmeton “Zeri.info”. Vajza e ish-kampionit të Formulës 1 është një adhuruese...

Guardiola nuk pret fortë, e zyrtarizon tek Manchester City, super yllin e La Ligës

Manchester City ka kompletuar transferimin e parë për këtë afat kalimtar, duke transferuar Ferran Torresin. Nënkampioni anglez ka njoftuar se ka arritur marrëveshje transferimi me...

MOTISOT
Minutë pas minute

Republic of Kosovo
light intensity shower rain
16 ° C
16 °
16 °
87 %
1kmh
75 %
Wed
20 °
Thu
20 °
Fri
23 °
Sat
23 °
Sun
24 °

LAJMET E FUNDIT

Vajza e Schumacherit vjen me një mesazh të fuqishëm

Vajza e Michael Schumacherit, Gina, së fundmi ka përcjellë një mesazh përmes rrjeteve sociale, transmeton “Zeri.info”. Vajza e ish-kampionit të Formulës 1 është një adhuruese...

Guardiola nuk pret fortë, e zyrtarizon tek Manchester City, super yllin e La Ligës

Manchester City ka kompletuar transferimin e parë për këtë afat kalimtar, duke transferuar Ferran Torresin. Nënkampioni anglez ka njoftuar se ka arritur marrëveshje transferimi me...

Xherdan Shaqiri e ‘harron’ Liverpoolin, shihet në jaht i rrethuar me femra

Xherdan Shaqiri sot ishte në fokusin e mediave ndërkombëtare, gjegjësisht të rubrikës rozë. “The Sun” shkruan se si futbollisti nga Kosova ‘e kishte harruar kremin...