spot_img

Ngjarja tragjike në Gjilan, ky është personi i tretë që nuk i mbijetoi plagëve

spot_img

Gjilani sot është tronditur nga një ngjarje e rëndë dhe tragjike.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri brenda një kafeneje në rrugën “Ibrahim Rugova”, tre persona kanë humbur jetën.

Gazeta Insajderi mëson nga burimet e saj se edhe personi i tretë i përfshirë në këtë ngjarje, Abedin Hoxha, babai i Bujar Hoxhës, i cili është dhëndri i Selami Hasanit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Insajderi gjithashtu mëson se Bujar Hoxha ishte i përfshirë në rastin e fajdeve, ndërsa gjendja e tij shëndetësore është kritike dhe ai është dërguar për trajtim në QKUK. Më tej, Insajderi mëson se i gjithë thelbi i ngjarjes ka nisur pikërisht nga Bujar Hoxha.

Sipas informacioneve paraprake, viktimat e para të konfirmuara ishin babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, të njohur në qytet si argjendarë.

I dyshuari për këtë vrasje të trefishtë është Mefail Shkodra, një person i njohur për autoritetet dhe i arrestuar më parë për përfshirje në fajde. Ai aktualisht është në arrati dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

NGJARJE TË TJERA

spot_img