Disa minuta para se të nisë manifestimi i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë po bëhen organizimet e fundit.
Qytetarë me flamurin kuq e zi kanë zënë vend pranë ndërtesës së teatrit dhe pjesë tjera të këtij sheshi.
Jo të gjithë po respektojnë distancën fizike dhe janë te pajisur me mjete mbrojtëse ndaj Covid19.
Tubimi i sotëm i thirrur nga partia e Albin Kurtit po bëhet në ditën e 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Një dite më parë Albin Kurti ka thënë se manifestimi i sotëm është festë ku pritet të ketë fjalime e muzike, dhe jo proteste, por qe nuk ka përjashtuar mbajtjen e protestave në ditën më vazhdim