Qe disa ditë kanë nisur punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë. Këtë magjistrale e ka vizituar sot kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin Liburn Aliu etj.
Pamje nga vizita e Kurtit ka ndarë kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili punimet i ka quajtur lajm të mirë për qytetarët e Llapit dhe diasporën.
Gjithashtu ka theksuar se punimet në ndërtimin e magjistrales pritet të përfundojnë vitin e ardhshëm.
“Nga qytetarët kërkojmë durim dhe mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve kurse kompanive punëkryese ju urojmë punë të mbarë e të suksesshme”, shkruan Bulliqi.