Një qytetar 41-vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Viktima po qëndronte i shtrirë dhe dyshohet se kishte përdorur stimulues për marrëdhënie seksuale.
Lajmin për vdekjen e viktimës e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale të Prizrenit.