Një 73-vjeçar britanik ka vdekur nga një atak i dyshuar në zemër pas turbulencave në një fluturim Londër-Singapor.
Dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi siç e përshkruajnë pasagjerët, turbulencat e forta i kanë hedhur në tavanin e avionit.
Fluturimi SQ321 i Singapore Airlines nga Heathrow u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bangkok.
Shtatë persona u lënduan rëndë dhe të tjerët kanë lëndime më të lehta, kryesisht në kokë, tha kreu i aeroportit të Tajlandës.

Avioni u ngrit në orën 22:38 me orën Mbretërinë e Bashkuar të hënën dhe u ul në Bangkok në orën 15:45 me orën lokale të së martës.

Të dhënat e gjurmimit të fluturimit treguan se aeroplani fluturonte në 11,280 m përpara se të binte 1,830 m në rreth tre minuta.
Megjithatë, një zëdhënës i FlightRadar24 tha se kjo dukej se “është thjesht një ndryshim i nivelit të fluturimit në përgatitje për ulje”.
Në aeroplan, një Boeing 777-300ER, kishte 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.
