Pas atentatit, Trumpi ka dhënë tashmë intervistën e tij të parë. 78-vjeçari e cilëson si një mrekulli faktin që është ende gjallë.
Në intervistën e parë pas atentatit dhënë për New York Post, Trumpi lavdëroi Shërbimin Sekret për reagimin.
“Unë jam këtu, edhe pse duhej të isha i vdekur. Mjeku në spital tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë, ai e quajti një mrekulli. Agjentët më goditën aq fort sa më hoqën këpucët dhe këpucët e mia janë aq të ngushta. Ata kanë një punë fantastike bërë. Shumë njerëz thonë se është fotografia më ikonike që kanë parë ndonjëherë, ajo e reagimit tim. Zakonisht duhet të vdesësh për të pasur një imazh ikonik, por unë jam ende gjallë” ka thënë Trump.