spot_img

Një mjet shpërthyes është hedhur drejtë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri, digjet një pikë statike

spot_img

Një pikë statike (kontejner) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani

Ai tha se nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar dëme materiale.

Elshani po ashtu ka thënë se pak para mesnatës, pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Mitrovicës kanë tentuar të ndalojnë veturën e drejtuar nga një person.

“Shoferi nuk iu bind urdhrit të punonjësve të policisë dhe vazhdoi tutje. Policia e ka ndjekur dhe ka gjetur një automjet të braktisur në rrugën Sutjeska. Vetura është kontrolluar dhe më pas policia është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar ai.

Ai ka theksuar se askush nuk është arrestuar me atë rast.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img