spot_img

Një muaj paraburgim për 22 të dyshuarit për trafikim me drogë në rastin e hetuar me ndihmën e EUROPOL-it

spot_img

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 të dyshuarve, të përfshirë në një rast që po hetohet në bashkëpunim me EUROPOL-in.

Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, Valon Kurtaj, paraburgimi është caktuar në kohëzgjatje prej një muaji dhe llogaritet nga data 3 qershor 2025, duke zgjatur deri më 3 korrik 2025. Masa është caktuar në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe nënparagrafi 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3, si dhe me paragrafin 1.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK).

Të dyshuarit ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit janë: Rexhep Nikqi, Arianit Krasniqi, Abedin Gjakova, Ragip Bislimi, Armend Ismajli, Rifat Vuçetaj, Erduan Ismaili, Shemsi Bahtiri, Andi Vokshi, Blerim Sharapolli, Elez Elezi, Roland Beqiri, Avni Rekaliu, Edin Berisha, Ardijan Mazrekaj, Kurbin Dezdari, Onur Vizdik, Lorik Tigani, Kenan Brovina, Kahraman Aksoy, Safet Llajiq dhe Ylli Musliu.

Prokuroria Speciale në kërkesën për paraburgim kishte theksuar se gjatë viteve 2024 dhe 2025 ka pranuar një pjesë të transkriptave të përgjimeve të Sky ECC të siguruara nga Franca përmes EUROPL-it dhe Belgjikës. Këto raporte, janë siguruar përmes bashkëpunimit të Kosovës me EUROPOL-in dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar me Francën.

Në këtë kërkesë, thuhet se Franca, Holanda dhe Belgjika kanë kryer hetim të gjatë të njohur si rasti “Limit”. Ata në vitin 2021 përmes operacioneve policore, krahas drogës kanë arritur të gjurmojnë dhe konfiskojnë edhe serverët e SkyECC dhe pas dekriptimit të të dhënave është parë e nevojshme që në operacione të tilla të inkuadrohen edhe vende të tjera.

Një prej vendeve ka qenë edhe Kosova e cila është inkuadruar në analizimin e të dhënave për përdoruesit nga këtu dhe bashkëbiseduesve të tyre. Si rrjedhojë, informatatat e mbeldhura i ishin dërguar Prokurorisë Speciale dhe Policisë.

Fillimisht, Prokuroria kishte nisur hetim ndaj Kujtim Nezirajt, Ardian Mazrekajt dhe Edin Berishës, dhe më pas nga raportet analitike është parë e nevojshme që të zgjerohet hetimi edhe ndaj pjesëtarëve të tjerë të grupit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img