spot_img

Nuk është larg mendësh njohja e Kosovës nga Greqia: Grenell këto ditë viziton edhe Athinën

spot_img

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar se delegacioni qeveritar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të udhëtojë për në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Izrael. Kjo njëherit nënkupton se njohja e Prishtinës nga Athina, mund të ndodhë shpejt në të ardhmen.

Ambasada përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se delegacioni amerikan në krye me emisarin Richard Grenell përveç Kosovës, Serbisë e Izraelit, do të udhëtojë edhe në Greqi.

Njoftimi i plotë:
Delegacioni i Qeverisë së SHBA do të udhëtojë në Greqi, Kosovë, Serbi dhe Izrael. UASHINGTON – Një delegacion i qeverisë amerikane i udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA (DFC) Adam Boehler do të udhëtojë në Athinë, Greqi; Prishtinë, Kosovë; Beograd, Serbi; dhe Jeruzalemi, Izrael nga 20 shtator deri më 25 shtator për të avancuar bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik. Boehler do të bashkohet me Këshilltarin Special të Presidentit për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell; Zëvendës Administratori për Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Bonnie Glick; President dhe Kryetar i Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM) Kimberly Reed; dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë të SHBA.

Delegacioni do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë dhe udhëheqës të sektorit privat. Udhëtimi i delegacionit vjen pas Marrëveshjeve historike midis Izraelit, U.A.E., dhe Bahreinit dhe marrëveshjes së normalizimit ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës. DFC, banka e zhvillimit të Amerikës, lehtëson investimet e sektorit privat dhe ofron një alternativë parimore të financimit ndaj regjimeve autoritare. DFC punon ngushtë me USAID, EXIM dhe agjencitë e tjera qeveritare për të promovuar zhvillimin dhe avancimin e politikës së jashtme të SHBA përmes mjeteve të saj të financimit. Delegacioni do të çojë përpara investimet strategjike që mbështesin shumëllojshmërinë e furnizimeve dhe forcojnë pavarësinë e energjisë në Greqi dhe rajonin e gjerë.

DFC do të hedhë bazat për hapjen e një zyre në Beograd për të lehtësuar zbatimin e projekteve që do të mbështesin rritjen ekonomike në rajon. DFC dhe EXIM së fundmi nënshkruan Letrat e Interesit (LOI) me Serbinë dhe Kosovën për të ndihmuar financimin e projekteve të rëndësishme të identifikuara në marrëveshjet e 4 shtatorit. Delegacioni gjithashtu do të vlerësojë mundësitë për të zgjeruar investimet në rajon për të rritur stabilitetin dhe bashkëpunimin ekonomik në Lindjen e Mesme./

NGJARJE TË TJERA

spot_img