Milot Rashica është lidhur ngushtë me një transferim te Aston Villa
E ardhmja e yllit kosovar vazhdon të mbetet e paqartë, derisa shumë klube janë të interesuara për të, shkruan Reporteri.net
Fillimisht raportohej se Leipzig e ka punën e kryer, më pas Altin Lala udhëtoi drejt Milanos, por si duket është një tjetër klub që po i prinë garës për Rashicën.
Sipas ‘Birmingham Live’ Aston Villa është klubi me interesimin më serioz për Rashicën.
Madje, klubi anglez është i gatshëm që të paguajë aq sa kërkon klubi aktuali i Milotit, Werderi.
24 vjeçari vlerësohej 38 milionë euro para pandemisë, derisa tani atij iu është ulur vlera në 22 milionë.