Kanë vazhduar reagimet e shumta në lidhje me vrasjen tragjike të 18 vjeçares, derisa së fundmi janë publikuar edhe disa detaje ku thuhet se një familjar i të dyshuarit kryesor për vrasjen e viktimës i ka treguar se si rrodhi tërë ngjarja, shkruan Gazeta Metro.
Përmes një postimi në Facebook një përdorues pretendon se ka biseduar me një nga familjarët e të arratisurit që dyshohet për vrasje, duke nxjerrë kështu një version krejtësisht ndryshe nga ato të para deri më tani.
Sipas këtij shkrimi, ai/ajo thotë se ka biseduar me një familjar dhe ai i ka treguar historinë e D.K (i dyshuari kryesor për vrasjen), që tanimë ndodhet në arrati dhe policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta identifikuar atë, shkruan Gazeta Metro.
LEXO EDHE: “Ky edhe niher ka provu me mbyt dashnoren e vet në Francë”, vërshojnë komentet në rrjetet sociale të të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares
Në këtë postim thuhet se D.K për 16 vite me radhë ishte liruar nga burgu vetëm për 3 muaj herë pas herë, dhe viktimën që ishte e dashura e tij kishte dyshuar se po e tradhtonte, dhe pas kësaj kishte ushtruar dhunë në të në banesën ku u gjet trupi i saj.
Tutje thuhet se D.K nuk ishte i vetdijshëm që e kishte rrahur për vdekjen, derisa tha se dyshojnë se ai do tentonte të vetëvritej pas këtij akti të kryer, shkruan Gazeta Metro.
E një komentues publikoi një tjetër bisedë, ku shkruhej se D.K doli nga burgu dhe vëllau i tij e mori në Zvicër për të jetuar, por më pas ai ishte kthyer në Kosovë por që këtu sa ishte nuk kishte qëndruar më shumë se 3 muaj në liri.
D.K është ende duke u kërkuar nga policia pasi dyshohet se ishte dorasi kryesor në vrasjen e 18 vjeçares. Dje, viktima u la para dyerve të spitalit në Ferizaj pa shenja jete, derisa kryeprokurori tha se i dyshuari ka edhe vepra tjera kriminale, dhjetëra të tilla. Ndërsa i arrestuar për këtë ngjarje ka mbetur shoku i D.K, A.S i cili gjendej me të edhe në spital kur dërguan trupin e pajetë.
Në lidhje me këtë ngjarje tragjike pati reagime të shumta edhe nga krerët shtetërorë, të cilët dënuan dhunën dhe bën thirrje që rastet e dhunës të raportohen në polici e mos të përfundojnë tragjikisht.