Dy persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar janë arrestuar sot në Istog dhe Malishevë.
Që nga mëngjesi i sotëm, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion të madh në rajonin e Malishevës dhe të Istogut. Aksioni policor po zhvillohet kundër krimit të organizuar dhe trafikimit.
Siç raporton portali Indeksonline, bazuar në burime brenda organeve të rendit, në këtë aksion është i përfshirë njësiti FAST Kosova.
Dy persona janë arrestuar.
Një zëdhënës i Policisë së Kosovës e ka konfirmuar zhvillimin e aksionit dhe arrestimin e dy personave.
“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit )ILECU), ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy meshkuj, kosovar”, ka thënë sot Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Dy personat e dyshuar kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane.