Dhjetë ditë pas mbylljes së gjashtë njësive të Bankës Postare Kursimore në veri të Kosovës, policia sot ka hyrë sërish në zyrat e njërës prej këtyre selive në Mitrovicë të Veriut.
Ndërhyrja është bërë në një kasafortë për të cilën nuk ka pasur çelës në aksionin paraprak dhe më më pas është intervistuar edhe menaxherja e pikës, në prezencë të avokatit mbrojtës.
Tutje, në njoftim thuhet se pas hapjes janë sekuestrua edhe mjete monetare.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në vazhdën e veprimeve hetimore në lidhje me rastin e titulluar “Dinari serb” sot më datë 29.05.2024 është realizuar kontrolli i filialës së bankës së ashtuquajtur “Nardodna Banka” në rrugën “Knjaz Millosh” në Mitrovicë Veri, me ç’ rast është kontrolluar një Kasafortë e cila në kohën e kryerjes së kontrollit me datë 20.05.2024 nuk ishte arritur të hapej në mungesë të personit përgjegjës i cili kishte çelësat.
Hetuesit policor kanë arrit që me datë 29.05.2024 të identifikojnë menaxherin e pikës, e cila është kontaktuar dhe ka sjellë çelësat e kasafortës në prezencën e së cilës është hapur dhe janë sekuestruar mjetet monetare si në vijim:
- 152,290.00 Dinar (njëqind e pesëdhjetë e dy mijë e dyqind nëntëdhjetë dinar serb)
- 4580€ (katërmijë e pesëqind e tetëdhjetë euro)
- 940 CHF (Nëntëqind e dyzet franga zvicerane)
Pas përfundimit të kontrollit menaxherja e pikës është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës në prezencën e Avokatit mbrojtës, përderisa procesi i kontrollit është zhvilluar pa asnjë incident.
Hetime të tjera profesionale lidhur me rastin janë në proces dhe të gjitha vendimet ligjore në vazhdim do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë.