spot_img

Organizimi i përbashkët me Shqipërinë për EURO 2027, ja çka shkruan Federata e Serbisë

spot_img

Gjatë ditës së sotme, shtëpia e futbollit europian ka konfirmuar se Shqipëria e Serbia do të jenë organizuese të EURO-s për U21 në vitin 2027.

Menjëherë pas vendimit të UEFA-s – i cili u mor sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s – reagoi edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

FSHF-ja e ka përshëndetur një vendim të tillë, madje duke e cilësuar si një “vendim historik” për Shqipërinë.

Në njoftimin e FSHF-së, ka folur edhe Armand Duka, i cila ka thënë se një vendim i tillë do të jetë pozitiv për dy popujt.

“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm nga UEFA, sepse Kampionati Europian U-21 i vitit 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli. Ai do të shërbejë si një katalizator për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Shqipërisë dhe Serbisë. Ky turne do të tregojë gjithashtu se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”, ka thënë Duka.

Për organizimin e përbashkët ka njoftuar edhe Federata e Futbollit e Serbisë.

Edhe federata serbe ka përshëndetur vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që u mor sot.

Për dallim nga FSHF-ja, federata serbe e ka përmendur në titull faktin që Europianin e organizon bashkë me Shqipërinë.

FSHF-ja ka shkruar se është njëra prej vendeve organizatore, por pa cekur se me cilin vend tjetër.

Serbia është përmendur vetëm në një deklaratë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

NGJARJE TË TJERA

spot_img