spot_img

Osmani bisedon me Rutte: Theksova domosdoshmërinë që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin terrorist

spot_img

Gjatë qëndrimit në Spanjë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka biseduar me kryeministrin holandez, Mark Rutte për situatën e sigurisë në Kosovë.

Në një postim në “X”, Osmani bëri të ditur se gjatë bisedës me Rutte ka theksuar domosdoshmërinë që Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist në veri të Kosovës, përcjell teve1.info

“Në EPC pata një shkëmbim me kryeministrin holandez Mark Rutte për situatën e sigurisë në vendin tonë. Theksova domosdoshmërinë që Serbia të mbahet përgjegjëse për aktin e saj terrorist dhe aktin e agresionit kundër Kosovës, i cili paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në të gjithë rajonin”, ka shkruar ajo.

Në qytetin Granada të Spanjës, Osmani po përfaqëson Kosovën në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (KPE), nismë kjo që përfshin 47 shtete, ku hyjnë 27 anëtaret e Bashkimit Evropian.

NGJARJE TË TJERA

spot_img