Presidentja, Vjosa Osmani, teka ka folur për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe intervenimin e NATO-s ka thënë se gjithmonë bota do ta kujtojë kumbimin e fjalëve të ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, kur bënte thirrje për t’u ndalur krimet serbe; “Kjo është thjesht gjëja e duhur për ta bërë”.
Në një konferencë për media me Blairin, Osmani i është drejtuar ish-kryeministrit britanik se ka qenë hero i popullit të Kosovës gjatë luftës dhe se tash është hero i paqes për vendimin e drejtë që ka marrë për ta ndihmuar popullin.
“Në vitin ’99 kur u radhitë në anë e së drejtës dhe në anën e popullit dhe në anën e popullit për të qenë e ilirë. Në vitin ’99 roli i juaj si kryeministër britanik gjatë ndërhyrja së NATO-s në Kosovë ishit vendimtar, ndaj sikurse atëherë që ishin hero popullit të Kosovës, si dhe hero i lirisë e demokracisë edhe sot jeni hero i paqes për vendim e drejtë të asaj kohe. Dhe të gjithë përkrahjen që ja keni dhënë kohës gjatë këtyre viteve”, ka thënë Osmani.
Osmani e ka falënderuar Blarin – i cili ishte kryeministër gjatë kohës së luftës në Kosovë – në emër të popullit të Kosovës.