Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka marrë pjesë në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
Ajo ka treguar se në këtë darkë kanë marrë pjesë pjesëtarë të mërgatës shqiptare që jetojnë atje, duke përfshirë edhe futbollisti e njohur me prejardhje shqiptare Xherdan Shaqiri.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se në darkë kanë ngritur dolli për miqësinë në mes të dy popujve.
“Mbrëmë, në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter dhe Këshilli Federal zviceran, së bashku me shumë pjesëtarë të mërgatës sonë, ngremë dolli për miqësinë mes popujve tanë dhe për të ardhmen e partneritetit në mes shteteve tona”, ka shkruar Osmani.