spot_img

Osmani niset për në SHBA, merr me vete edhe Prindonin

spot_img

Presidenca e vendit me një njoftim për media ka njoftuar se e para e vendit është nisur për në SHBA.

Ajo do të marrë pjesë në punimet që do të i mbaj Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan lajmi.net.

Osmani me vete ka marrë edhe burrin e sajë, Prindon Sadriu.

Ata do të marrin pjesë në pritjen zyrtare që do të bëhet nga presidenti Joe Biden.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Osmani ka udhëtuar për Neë York për takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Neë York, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.

Presidentja është ftuar së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, që të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Ndërkaq, Zotëria i Parë, gjithashtu është ftuar të marrë pjesë në një pritje të veçantë, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden.

Përgjatë kësaj vizite, Presidentja në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Ajo poashtu do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.

Përveç takimeve, Presidentja do të mbajë diskutime në disa nga universitetet dhe institucionet më prestigjioze në SHBA.

Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA

NGJARJE TË TJERA

spot_img