spot_img

Osmani: Një Shqipëri e fortë, do të thotë një Kosovë më e fortë

spot_img

Në Prishtinë është duke u mbajtur seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe e Kuvendit të Shqipërisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj u shpreh se takimi jo vetëm që pasqyron jo vetëm trashëgiminë tonë të përbashkët, por vendosmërinë e palëkundur për të krijuar një të ardhme të denjë, transmeton Telegrafi.

“Kjo seancë e përbashkët duhet të shërben si një thirrje për veprim, një kujtesë, që qëllimi ynë i përbashkët kërkon ambicie edhe me të mëdha e përpjekje të palodhshme. Ne po jetojmë në një kohë të trazuar që kërkon bashkëpunim dhe qëllim”, tha ajo.

Presidentja tha se një Shqipëri e fortë d.m.th një Kosovë më e fortë, dhe një Kosovë e suksesshme e ngrit Shqipërinë edhe më lartë.

“Prosperiteti i Kosovës dhe Shqipërisë është detyrë që na përket të gjithëve”, pohoi mes tjerash presidentja.

Osmani foli për lidhjen e fortë mes dy shteteve, derisa tha duhet krijuar sa më shumë bashkëpunim.

“Së bashku si dy shtete të pavarura, sovrane, të bashkuara nga gjaku, gjuha, historia, të vazhdojmë të ecim përpara krahë-përkrahë siç kemi bërë gjithmonë”, tha tutje ajo.

NGJARJE TË TJERA

spot_img