spot_img

Osmani: Rugova vendosi themelet e forta të shtetit të Kosovës në një kohë ku rrezikohej shfarosja e popullit

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themelit të shtetit të Kosovës, në një kohë ku rrezikohej shfarosja e popullit të Kosovës.

Osmani në një deklarim për media, pas homazheve që ka bërë bashkë me ambasadorët e akredituar në Kosovë tek varri i presidentit Rugova në 19-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit, tha se Rugova u bë zëri i Kosovës në botë për të ndërtuar aleanca të fuqishme që ndihmuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve te forta të shtetit tonë në një kohë jashtëzakonisht të rëndë në një kohë kur rrezikohej shfarosja e popullit tonë. Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi e demokraci, por njëkohësisht edhe u bë zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u deshtën më së shumti në ato kohë të vështira e të cilat rezultuan me intervenimin e NATO-s që e ndihmoi çlirimin e Kosovës dhe mbështetja e këtyre vendeve mike ndihmoi edhe në pavarësinë tonë. Rugova mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politikëbërjes në Kosovë por kudo që shkojmë në bot”, tha Osmani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img