spot_img

Osmani: Sapo u takova me Konjufcën, ka besim të plotë se mund të arrijë votat e nevojshme

spot_img

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se pak para konferencës ku kumtoi se e ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë, ka pasur takim me të.

Osmani tha se VV dhe Konjufca kanë besim të plotë se mund t’i arrijnë 61 vota, teksa tha se edhe ajo është bindur se i kanë gjasat për formimin e Qeverisë, shkruan Reporteri.net.

“Lëvizja Vetëvendosje dhe z.Konjufca me të cilin sapo e përfundova takimin, kanë besim të plotë se mund të arrijnë votat e nevojshme, por kjo ju takon atyre, ju takon atyre ti bëjnë votat, mua më takon të bindem se kanë gjasa. Mua më kanë bindur që kanë gjasa, ashtu siç kërkohet nga aktgjykimi i Kushtetuetes”, tha Osmani.

Ajo shtoi se sikurse të mos kishte asnjë propozim për mandatar, situate do të ishte krejt ndryshe.

“Sikur të mos kishte fare propozim, atëherë do të ishim në një situatë krejt tjetër, meqë nesër do të harxhohej afati”, deklaroi Osmani në konferencë.

Ndryshe, Kreu i VV’së, Albin Kurti, deklaroi më herët se Konjufca i ka 56 vota të sigurta, por se mund të marr edhe ndonjë më shumë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img