spot_img

Osmani: S’kam pranuar asnjëherë kërkesë nga ShBA-ja për ta mbajtur të mbyllur urën e Ibrit

spot_img

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se asnjëherë nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të mos hapet për qarkullim ura e Ibrit.

Në një konferencë për media gjatë vizitës në qytetin e Vitisë, ajo ka theksuar se përfaqësuesit amerikanë në bashkëbisedimet me të dëshirojnë që të bëhet një plan i përbashkët i zbatimit me institucionet kosovare për hapjen e urës në fjalë.

“Në takimet e mia me përfaqësues të ShBA-së asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së urës. Përkundrazi janë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel të cilat kanë paraprarë hapjen e urës, por sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë të ulemi bashkë, dhe i luten Kosovës që të ulemi bashkë”, ka thënë Osmani.

“Kjo që institucionet e Kosovës te sigurisë dhe aleatët tanë të sigurisë të hartojmë bashkë planin e zbatimit, i cili i merr parasysh për bazë vlerësimet e sigurisë edhe të Kosovës, edhe të aleatëve tanë. Ju siguroj që në shumicën e rasteve ato janë identike sepse bashkëpunojnë, dhe në bazë të këtyre vlerësimeve të përzgjedhet momenti i volitshëm në mënyrë që çështja e hapjes së urës të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momentit por sukses i përhershëm”, ka thënë Osmani.

NGJARJE TË TJERA

spot_img